Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka marrë mbështetje të fuqishme në Abri të Poshtme, Qirez dhe Shalë të Lipjanit.
Haxhiu, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 109, ka thënë se këto takime pasqyrojnë angazhimin e PDK-së për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Haxhiu ka thënë se angazhimi i tyre ofron mundësi punësimi, rritje pagash e rritje ekonomike.
“Mbështetje të fuqishme morëm në Abri të Poshtme, Qirez dhe Shalë të Lipjanit, ku prezantuam programin qeverisës të PDK-së dhe vizionin e kandidatit për Kryeministër, z. Bedri Hamza. Këto takime pasqyrojnë angazhimin e PDK-së për një të ardhme më të ndritur për Kosovën, duke ofruar politikat që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, mundësi punësimi, rritje pagash, rritje ekonomike, dhe shëndetësi më të mirë për çdo qytetar”, ka shkruar Haxhiu.