Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përvjetorin e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.
Haxhiu me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se VV’ja në këtë përvjetor do të duhej të dilnin me zbulimin e të vërtetës së vdekjes së tij “jo të organizojnë lojra shahu e pingpongu”, shkruan Insajderi.
“Mjaft luajtën pingpong me këtë familje që u manipulua qëllimisht. Përse në mandatin e tyre humbën mostrat e Astrit Deharit, përse u dogj Instituti ku ndodheshin ato?”.
“Sot para familjes dhe qytetarëve do të duhej këtyre pyetjeve t’u jepnin përgjigje. Besa, edhe shumë pyetje tjera, si ndodhi që të dy djemtë e Avni Deharit të bëjnë vetëvrasje brenda një kohe të shkurtë e që për Arbnorin nuk flitet, as për vetëvrasjen e tij, si ndodhi? Kush e shtyu deri në vetëvrasje?”, vijon ndër të tjera postimi i tij. /Insajderi.org/