Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së tha se Vetëvendosja nuk krahasohet me subjektet e tjera politike, sipas tij, për nga vullneti, koncepti, arritje dhe siç u shpreh ai, për nga kultura e qeverisjes.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ku thotë se Lëvizja Vetvendosje është e pakonkurrencë në mashtrim, korrupsion, nepotizëm dhe keqqeverisje.
“LVV është e pakonkurrencë ne mashtrim, korrupsion , nepotizëm dhe keqqeverisje. Deklaratat e zyrtarëve të LVV-s, më nuk bënë as me i trajtu seriozisht. Nuk ia vlen me humbë kohë me i komentu deklaratat e njerëzve qe ndryshuan qëndrimet për ulësen e pushtetit, te atyre qe janë venë ne mbrojtje te korrupsionit e degradimit te Shtetit”, ka deklaruar ai.