Haxhiu për ligjin për Këshillin Prokurorial: Kushtetuesja e goditi reformën në drejtësi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu për ligjin për Këshillin Prokurorial: Kushtetuesja e goditi reformën në drejtësi

    Insajderi
    27 March 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shpalljes si të pavlefshëm të ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) nga Gjykata Kushtetuese ka thënë se është një goditje për reformën në drejtësi.

    Në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, Haxhiu ka thënë se problemi me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese është se në njërën anë konfirmon koorporatiizmin e Këshillit Prokurorial por thotë në anën tjetër se nuk mund t’u ndërpritet mandati.

    “Prej korrikut të vitit 2022 ky projektligj është në Gjykatën Kushtetuese pra gjashtë muaj që të analizojë këtë. Me këtë përveç që i është dhënë goditjes reformës në drejtësi e kam thënë që mund të na vonojnë edhe zvarrisin, është mbrojtje e koorporatizmit”, ka thënë Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark