Haxhiu: Prokuroria veproi njësoj edhe me Astrit Deharin sikurse me Dafina Zhubin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Prokuroria veproi njësoj edhe me Astrit Deharin sikurse me Dafina Zhubin

    Insajderi
    17 April 2017 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë veproi njësoj me rastin e Astrit Deharit sikurse për Dafina Zhubin.

    “Prokurorja Fitore Sadikaj, nën ndikimin e Imer Bekës – kryeprokuror i PTH në Prishtinë, veprën e kishte cilësuar si vetëvrasje! Njësoj vepruan edhe për vdekjen e dhunshme të Astritit!”, ka shkruar ajo në facebook.

    Ajo ka thënë se sistemi i drejtësisë ka nevojë për transformim, në mënyrë që t’u kthehet besimi qytetarëve.

    “Ky sistemi jonë i drejtësisë ka nevojë për transformim të thellë dhe të menjëhershëm, në mënyrë që qytetarëve t’i kthehet besimi!”, ka shtuar ajo.

    “Kjo është e pamundur të bëhet me njerëz që e kanë kapur sistemin e drejtësisë dhe që e keqpërdorin të njëjtin sa herë i duhet!”, ka thënë deputetja Haxhiu.

    Për më tepër, Gazeta Insajderi ka siguruar ekspertizën e një eksperti zviceran, i cili ka konstatuar se Dafina Zhubi është vrarë dhe jo vetëvrarë./Insajderi.com

    Lexo edhe:

    Zgjerimi i Konak-ut në Kalabri nxit pakënaqësi dhe përplasje


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark