Haxhiu: Prokuroria të nisë padi ndaj Hekuran Muratit, Kurti ta shkarkojë, I pafalshëm ofendimi i tij për UÇK-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Prokuroria të nisë padi ndaj Hekuran Muratit, Kurti ta shkarkojë, I pafalshëm ofendimi i tij për UÇK-në

    Insajderi
    30 June 2022 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se Prokuroria e Kosovës duhet të ngre kallezim penal kundër ministrit Hekuran Murati, për nxitje të urrejtjes dhe linçimit të pjesëtarëve të UÇK-së.

    Sipas Haxhiut, deklaratat e ministrit Murati ndaj UÇK-së janë ofendim i rëndë dhe një gjë e tillë nuk duhet të falet.

    Në anën tjetër, Haxhiu thotë se kryeministri Kurti duhet menjëherë ta shkarkojë Hekuran Muratin, teksa cek faktin që një person i tillë nuk e meriton me qenë zyrtar i thjesht e lëre më ministër që menaxhon me buxhetin e shtetit.

    “Prokuroria e Kosovës duhet të ngre kallezim penal kundër ministrit Hekuran Murati, për nxitje të urrejtjes dhe linçimit të pjesëtarëve të UÇK-së. Albin Kurti duhet menjëherë ta shkarkojë Hekuran Muratin dhe të distancohet nga deklaratat e tij nxitëse të urrjetjes dhe ofenduese ndaj veteranëve të UÇK-së”, shkroi Haxhiu në Facebook.

    Postimi i plotë i deputetit:

    Prokuroria e Kosovës duhet të ngre kallezim penal kundër ministrit Hekuran Murati, për nxitje të urrejtjes dhe linçimit të pjesëtarëve të UÇK-së.

    Albin Kurti duhet menjëherë ta shkarkojë Hekuran Muratin dhe të distancohet nga deklaratat e tij nxitëse të urrjetjes dhe ofenduese ndaj veteranëve të UÇK-së.

    Për herë të parë deklaratat e Hekuran Muratit për UÇK-në i kam lexuar sot dhe një ofendim i tillë është i pafalshëm.

    Gjuha përçmuese ndaj luftëtarëve që shumë nga ta janë dëshmorë, tregon për urrejtjen e një ministri psikopat të cilit i pengojnë luftëtarët e gjallë të UÇK-së.

    Një person i tillë nuk e meriton me qenë zyrtar i thjesht e lëre më ministër që menaxhon me buxhetin e shtetit, themelet e të cilit janë në gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.

    Prokuroria të nisë padi ndaj Hekuran Muratit:

    Kodi Penal i Kosovës
    Neni 141

    Nxitja e përçarjes dhe mos durimit
    1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark