×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu që mbron Berishajn e Gen Serbia pohon se po bëhet luftë hibride kundër VV’së

    Insajderi
    17 October 2024 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja, Albulena Haxhiu i ka dal në mbrojtje VV-së, pas publikimit të bisedave të Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Në këto biseda shihet se Mihali vendoste kur duhet të ketë rrymë, e ia “redaktonte” edhe komunikatat që Krasniqi lëshonte si Kryeshef i KEK. Ndërsa ky i fundit aty edhe ka konfirmuar përfshirjen e ambasadorit Berishaj në dallavere me rrymë.

    E pyetur sot për këto publikime, Ministrja Haxhiu, tha se është luftë hibride ndaj VV-së.

    “Unë besoj e keni parë qëndrimin tonë, kjo është një luftë hibride që po bëhet kundër VV-së. Djeona është një bashkëpunëtore e jona, aktiviste e hershme të cilën unë e çmoj shumë”, tha ajo.

    E njëjta ministre nuk kishte hezituar që të dal në mbrojtje as ambasadorit Martin Berisha, kur ishte publikuar skandali se si ai kishte marrë pagesa nga ‘GEN-i’ në Serbi.

    Haxhiu e kishte shpallur atë të pafajshëm duke thënë se se keqpërdorime nuk ka gjetur as komisioni hetimor.

    “Ne kemi thënë qëndrimet tona tash e sa kohë për ambasadorin Marrin Berisha, ka pasur një komision hetimor që nuk gjeti asgjë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kenë parasysh këto aspekte. Vlerësojmë që nuk ka pasur as keqpërdorim te detyrës zyrtare e as pasurim të pabazë e as përfitim material. E kemi diskutuar dhe nuk kam se çfarë t’i shtoj deklaruar diçka tjetër”, kishte deklaruar Haxhiu.

    Por, që ndryshe nga ajo, Nagip Krasniqi ia ka konfirmuar Dejona Mihalit përfshirjen e Martin Berishajt në dallavere me rrymë.

    Në komunikimet që janë publikuar ditët e fundit ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, del se Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim për këtë skandal energjetik. Ato, ia përcillte ish-kryeshefit të KEK-ut.

    Madje, në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

    Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi i cili e konfirmon se“pak a shumë është i vërtetë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark