Haxhiu reagon për gjyqtarin Laban, e përmend një “përpjekje” të kamotshme të VV’së për ta ndaluar dekretimin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu reagon për gjyqtarin Laban, e përmend një “përpjekje” të kamotshme të VV’së për ta ndaluar dekretimin e tij

    Insajderi
    06 August 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas tërheqjes së kërkesës për interpretim nga Kushtetuesja lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, shkruan Insajderi.

    Haxhiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ përmend thirrjet e Lëvizjes Vetëvendosje më 2018 ën që të mos dekretohej Radomir Llaban si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

    Kur në vitin 2018,  ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij”, shkruan Haxhiu.

    Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre”, përfundon ajo. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark