Haxhiu: Refuzohet ankesa e Odës së Noterëve për tarifat noteriale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu: Refuzohet ankesa e Odës së Noterëve për tarifat noteriale

    Insajderi
    16 September 2022 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejëtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se së shpejti do të nis ekzekutimi i Udhëzimit Administrativ për tarifat noteriale, pasi sic thotë ajo gjykata e ka refuzuar ankesën e Odës së Noterëve kundër zbatimit të këtij udhëzimi, shkruan Insajderi.

    “Refuzohet si i pabazuar propozimi i Odës së Noterëve për shtyrje te ekzekutimit të Udhëzimit Administrativ për tarifat noteriale”.

    “Pas një procesi të gjerë konsultimesh, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, dhe në linjë me prioritetet tona qeverisëse, më datë 22.07.2022, kam nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas”, tha Haxhiu.

    Sipas Haxhiut me udhëzimin e ri nuk është pajtuar Oda e Noterëve e cila këtë udhëzim e dërgoi në Gjykatë, edhe pse e njëjta ishte e përfshirë në procesin e hartimit të tij.

    “Gjykata e Themelore në Prishtinë sot e refuzoi si të pa bazuar propozimin për shtyrje të ekzekutimit të Udhëzimit të ri Administrativ për Tarifat Noteriale”, tha më tej Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark