Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirin duke i thënë se në Veri ka prokuror e gjykatës.
“A je në gjendje me dhonë dorëheqje nëse tani shkojmë në Veri e shohim a ka prokuror e gjyqtar”, tha ministrja.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit i është drejtuar Qeverisë duke i kërkuar zgjidhje të situatës në veri të vendit, ku tash e disa ditë janë krijuar tensione pas largimit të serbëve nga institucionet e vendit.
“Do të ju mbështesim deri në atë moment kur nuk hiqni dorë nga ajo pjesë e territorit që me mund e dialog e kemi kthyer nën menaxhimin e institucioneve të Kosovës. Ju kërkojmë vigjilencë, angazhim dhe përkushtim që të vazhdojë puna e institucioneve në veri. Si opozitë nuk kërkojmë zgjedhje, por zgjidhje të problemit që e keni shkaktuar tash e disa ditë në veri. Si opozitë nuk do të lejojmë që të tërhiqeni nga ushtrimi i sovranitetit në veri”.