Haxhiu: Shpend Ahmeti nuk është dashur ta përshëndesë Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Shpend Ahmeti nuk është dashur ta përshëndesë Thaçin

    Insajderi
    13 May 2016 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar takimin e mbrëmshëm të Shpend Ahmetit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një ndeshje basketbolli në Prishtinë.

    Sipas Haxhiu, Ahmeti nuk është dashur që ta përshëndes fare presidentin.

    “Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin.  Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhtar”, ka shkruar ajo në llogarinë e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark