Haxhiu: Sjellje të tillë me minatorët e “Trepçës”, nuk e ka pasur as regjimi i Millosheviqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu: Sjellje të tillë me minatorët e “Trepçës”, nuk e ka pasur as regjimi i Millosheviqit

    Insajderi
    22 August 2023 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas dënimit që minatorët e Trepçës morën për grevën e mbajtur për mos-pagesën e pagave nga shteti.

    Haxhiu tha se një sjellje të tillë me minatorët nuk e ka pasur as regjimi i Millosheviqit.

    “Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo””.

    “Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese”, tha Haxhiu

    Më tej, ai pyeti se ku janë 177 milionë eurot e premtuara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, si investime në Trepçë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark