Haxhiu: S’kemi besim te deputetët e shumicës për Demarkacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: S’kemi besim te deputetët e shumicës për Demarkacionin

    Insajderi
    16 April 2017 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk u besojnë deputetëve të koalicionit rreth çështjes së demarkacionit, duke marrë parasysh se ndaj tyre shpesh është ushtruar presion.

    “Është e vështirë për të dhënë një mendim të prerë se a i kanë apo jo numrat. E them kështu për faktin se shumë shpesh mbi deputetët e Kuvendit është bërë trysni dhe jo rrallë, deputetët kanë tregtuar votën e tyre”, ka thënë Haxhiu.

    “Kjo është arsyeja se pse ne si grup parlamentar nuk e kemi komoditetin të qëndrojmë pasiv nëse ajo marrëveshje sillet në Kuvend, sepse, thjesht nuk kemi besim në shumicën e deputetëve të kësaj mazhorance”, ka shtuar ajo për lajmi.net.

    Deputetja Haxhiu ka thënë se marrëveshja për Demarkacionin ka vdekur qysh në shtator të vitit 2016.

    “Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, e cila i falë mbi 8000 ha Malit të Zi, nuk duhet të procedohet në Kuvend. Ajo marrëveshje ka vdekur më 1 shtator të vitit 2016. Sikur të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, ajo marrëveshje do të kthehej në pikën zero e sidomos duke pasur parasysh gatishmërinë e Malit të Zi, që e njëjta marrëveshje të rishqyrtohet”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark