
Ministria në detyrë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovë.
Haxhiu përmendi letrën e Osmanit, e cila kërkon zgjidhje. Madje ajo shtoi se sot ishin të gatshëm për t’i jap kontribut për zgjidhje.
“Nuk pati asnjë konsensus, kishte qëndrime te kundërta, me duhet të theksoj faktin se letra e Presidentes, kërkon që të gjejmë zgjidhje për të mos u bllokuar, dhe per ta gjetur ketë zgjidhje duhet konsultime. Sot ishim të gatshëm të japim kontributin për zgjidhje, ne si parti politike duam ta korrigjojmë vendimin e kuvendit të Kosovës, duhet ta shohim për korrigjuar atë vendim. Ne do të jemi sërish në seancën qe e ka thirrur Dehari. Jemi këtu per te gjetur zgjidhje”, deklaroi ndër të tjera Haxhiu. Insajderi.org