Haxhiu: S’pranoj koalicion me VV-në, jap dorëheqje nga posti i deputetit – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haxhiu: S’pranoj koalicion me VV-në, jap dorëheqje nga posti i deputetit

    Insajderi
    02 February 2025 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, deklaron se nuk do të votojë pro një koalicioni me LVV-në, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Haxhiu thotë se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve, derisa potencon se do ta zgjedhin edhe partnerin se me kë do të qeverisin.

    Ai deklarohet haptas se më parë jep dorëheqje nga posti i deputetit sesa që të votojë koalicion me partinë që aktualisht qeverisë.

    “Do të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve edhe partnerin e koalicionit e zgjedhim ne, për LVV-në jo. Për shkak të kësaj keqqeverisje dhe dëmit që i ka shkaktuar Kosovës në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, ku brenda ka përkeqësuar jetesën e qytetarëve, ndërsa jashtë e ka penalizuar Kosovën me anë të sanksioneve nga partnerët dhe miqtë tanë që na kanë ndihmuar edhe gjatë luftës edhe pas luftës. Unë nuk votoj koalicion me LVV-në. LVV-ja duhet të shkojë në opozitë. Më parë jap dorëheqje prej deputetit sesa që do ta votoj LVV-në. Në asnjë rrethanë me LVV-në. Ajo duhet të shkojë në opozitë dhe të jap llogari, kjo është standard në politikë për qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark