Haxhiu takon minatorë e mësimdhënës së Mitrovicës, shpalos programin e Hamzës për rritje të pagave për 50% – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haxhiu takon minatorë e mësimdhënës së Mitrovicës, shpalos programin e Hamzës për rritje të pagave për 50%

    Insajderi
    05 February 2025 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një takim me minatorë, mësimdhënës e qytetarë të Mitrovicës, ka zhvilluar sot kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu.

    Ai u shpreh se tek ta pa entuziazëm ta lartë që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt, që të ketë rritje pagash për 50 për qind.

    ”Takim me minatorë, mësimdhënës dhe qytetarë të Mitrovicës, me të cilët diskutuam për pakënaqësitë e shumta që ata vazhdojnë të kenë ndaj kësaj qeverie të papërgjegjshme. Entuziazmi i tyre ishte i madh që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt në mënyrë që të jetësohet programi i z. Bedri Hamza për zhvillim ekonomik, reformim në arsim, rritje të pagave për 50% dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark