Haxhiu tregohet e ashpër ndaj opozitës: Kurrë nuk i keni thënë jo Beogradit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu tregohet e ashpër ndaj opozitës: Kurrë nuk i keni thënë jo Beogradit

    Insajderi
    10 November 2022 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar opozitën se në të kaluarën i ka plotësuar kërkesat e Serbisë.

    Haxhiu ka thënë se opozita duhet të jetë e unifikuar në raport Serbinë.

    “Për herë të parë Kosova ka pozicion të dinjitetshëm në raport me negociatat me Serbinë, diçka që nuk e kemi bërë më herët. Doja që këtij unifikimi t’i bashkohet edhe opozita. Po bazohem se në çka ka ndodhë në të kaluarën. Sa herë që ka pas ndonjë kërkesë nga Beogradi asnjëherë nuk i keni thënë jo, gjithmonë po. Pasojat po i shohim sot”, ka thënë Haxhiu. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark