Haxhiu: “Venecia” votoi pro ndryshimeve për Byronë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu: “Venecia” votoi pro ndryshimeve për Byronë

    Insajderi
    17 December 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Komisioni i Venecias ka miratuar ndryshimet në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në një adresim pas votimit të opinionit të Venecias, ministrja Haxhiu shtoi se ky projektligj paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Kosovë.

    Ajo u shpreh se mbledhjen e mbajtur sot në Venecia të Italisë, ka prezantuar ndryshimet në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.

    “Jam shumë e lumtur që pas prezantimit dhe diskutimit, Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve të tilla, duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinionin e muajit qershor të këtij viti. Raportuesit për Kosovën theksuan se tashmë projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës. për më shumë sipas tyre bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës ishte një shembull i mrekullueshëm, i cili duhet të shërbejë edhe për raste të tjera”, ka deklaruar Haxhiu.

    Projektligji për Byronë Shtetërore është dërguar në Komisionin e Venecias për herë të dytë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka abstenuar në votimin e këtij projektligji.

    Konjufca i ishte drejtuar “Venecias” me kërkesën për verifikimin e amendamenteve nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e grupit punues lidhur me këtë projektligj. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark