
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri tha se nuk ka ende asnjë marrëveshje të zbardhur politike, dhe se në Kuvend po takohen vetëm për procedurë.
Sipas tij, procedura një ditë po një ditë jo në Kuvend, nuk ka fund.
“Fatkeqësisht është bërë ardhja si në varreza”, u shpreh Haziri.
Ai tha se VV-ja duhet t’i bind deputetët për qëllime politike dhe jo për përdorim.
“Qoftë me u trafiku, ose me bë lëvizje për një përdorim. Mendoj që duhet të ketë përpjekje të një ndërtimi të një mekanizmi të brendshëm”, tha ai.
Ndërkohë, ka dështuar edhe për të 29-tën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në sallë kanë qenë 102 deputetë, ndërkaq vetëm 53 kanë votuar për komisionin “ad hoc” për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Kandidatja për kryetare e Lëvizjes Vetëvendosje edhe kësaj here ka qenë Albulena Haxhiu.
Seanca konstituive e radhës do të mbahet me 11 qershor, nga ora 11:00.