Haziri: Duhet të mbahet një konferencë për të mbyllur çështjen e Ballkanit Perëndimor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haziri: Duhet të mbahet një konferencë për të mbyllur çështjen e Ballkanit Perëndimor

    Insajderi
    30 June 2023 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se duhet të mbahet një konferencë ndërkombëtare për të mbyllur çështjen e Ballkanit Perëndimor.

    Sipas tij, konferenca nuk është vetëm për dialogun Kosovë – Serbi, por është çështje edhe për Bosnje e Hercegovinën.


    “Tash e disa vite është përmendur koloare diplomatike në margjinat e diplomacive të mëdha realisht që çka do që thotë diplomacia nuk po sjellë sukses do të duhej me mendu një tip konference të shpejt edhe me mbyll çështjen e Ballkanit Perëndimor, që nuk është vetëm Kosovë dhe Serbi është çështja edhe Bosnje Hercegovinës, dy plagë të hapura me u mbyll sa më shpejt, të pakrahasueshme me njëra-tjetrën”, tha ai

    Ai thotë se vetëm në Mitrovicën Veriore janë evidentuar shtatë kriza të cilat të gjitha janë evidentuar me tërheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    “Kjo është riaktualizu tash prapë dhe nuk është një sinjal, kështu një iniciativë që Kosovës do t’i konvenonte, sepse çfarëdo që thotë diplomacia të jep një lloj komoditeti të vogël me përmirësu edhe gabime eventuale, mundet edhe gabimet e vogla me i përmirësu edhe me i ndryshu, por kjo këmbëngulësia jonë dhe pozicioni i pikës zero, pra lëvizshmëria në disa nga kërkesat edhe pse në fund tërheqjet gjithmonë kanë ndodh asnjë situatë në shtatë kriza nëse janë evidentuar tash gjatë qeverisjes Kurti vetëm në Mitrovicën Veriore, atëherë të shtatat janë zgjedh vetëm me tërheqjen e kryeministrit”, tha Haziri.

    Ai thotë se tërheqja e kryeministrit Kurti do të ndodhë, por pritet të shihet se në cilat situata.

    “Tërheqja do të ndodhë, por a do të ndodhë në situata më të vogla a më të mëdha do të shihet, por po shihet se dëmi po pritet të ndodhë më i madh, masat ndëshkuese nuk janë bllof, sepse zyrtarë të tillë niveli i tillë i vendimmarrësve nuk bëjë bllofe të tilla”, shtoi ai./teve1


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark