Haziri tregon se kur do të publikohen emrat e kandidatëve për deputetë nga Gjilani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haziri tregon se kur do të publikohen emrat e kandidatëve për deputetë nga Gjilani

    Insajderi
    10 January 2021 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka mbajtur takime të ndara me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

    Qëllimi i takimeve ka qenë mobilizimi për fazën e parë të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

    Haziri citohet të ketë thënë se, mbështetja e gjilanasve për LDK-në, është impresive, duke shtuar se në ditët në vazhdim do të dalin me listën e kandidatëve për deputetë, të cilët do të jenë emra reprezentativë, të cilët do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve në mënyrën më të mirë në Kuvendin e Republikës.

    “Jemi në fazën finale të përgatitjeve dhe bashkë më strukturat e partisë do t’i nominojmë në ditët në vazhdim kandidatët për deputetë, të cilët do t’i japin vlerë Kuvendit. Lista e LDK-së nga Gjilani do të jetë listë e njerëzve me kredibilitet e integritet të lartë njerëzor e profesional. Tashmë jemi të vendosur dhe që të gjithë pa dyshim do të zgjidhen deputetë”, tha Haziri.

    Ndryshe, lista e LDK’së nga Gjilani do të bëhet publike gjatë javës përmes një konference për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark