Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë nuk e thellon krizën politike në vend.
Veç tjerash si nënkryetar i LDK-së, Haziri ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës, pasi ky subjekt partiak ka mungesë të vendimmarrjes, njofton Klan Kosova.
Sipas Hazirit votat në Kuvend po mungojnë çdo herë dhe jo vetëm për çështjen e Demarkacionit derisa në një prononcim për Info Magazine ai tha se nëse PDK bën ndonjë veprim të njëanshëm, Kosova shkon në zgjedhje brenda disa ditësh.
”Është diçka që po zihet në Kosovë, nuk është ajo që e thellon krizën politike të vendit. Kjo identifikohet me mocionin e opozitës. Asgjë tjetër nuk është prioritet përpos mocionit. Vendimmarrja po mungon tek PDK-ja”, ka deklaruar Haziri.
”Në Qeveri nuk ka mungesë vendimmarrje. Ne jemi afër bashkimit të votës tonë. Me iniciativa serioze të deputetëve të grupit të LDK-së”, ka thënë ai. /Insajderi.com