Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar kryeministrin Kurti për menaxhimin e situatës në veri të Kosovës.
Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.
“Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme”.
Sipas tij ky moskoordinim me partnerët ka sjellë tensionim të situatës.
“Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i agjendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellë këtë tensionim të situatës”, ka shkruar tutje Haziri.