Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shprehet kundër prishjes së kalendarit zgjedhor, por thotë se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve të parakohshme edhe nëse kërkohet që ato të mbahen ‘nesër’.
Ai shprehet optimist se LDK-ja do të dalë partia e parë në zgjedhjet e ardhshme. Haziri thotë se do t’i kthehet LDK-së, por nuk do të rikandidojë për kryetar të Gjilanit.
“Hipotetikisht nëse ju më pyetët, përgjigjja ime është që LDK-ja nesër është e gatshme të hyjë në zgjedhje dhe të ballafaqohet me këtë platformë politike”, ka deklaruar ai, shkruan Zëri.
I pari i Gjilanit më tutje ka thënë se përfundimisht nuk do të rikandidojë për kryetar të Gjilanit, e po ashtu thotë se nuk ka ambicie për kryetar të Lidhjes Demokratike e as të ekzekutivit kosovar.