Haziri: Mbi 100 milionerë gjilanas të interesuar për investime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Mbi 100 milionerë gjilanas të interesuar për investime

    Insajderi
    26 March 2016 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 100 gjilanas që jetojnë në diasporë e që kanë arritur shumë suksese në bizneset e tyre nëpër Evropë, kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Gjilanit.

    Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka theksuar se komuna i mirëpret këto investime dhe sipas tij pritet shumë shpejt një marrëveshje me disa biznese të mërgatës për investime në vend.

    “Ne kemi krijuar lehtësira fiskale për investitorët e huaj, sikurse edhe për bashkatdhetarët duke e krijuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe besoj shumë se kjo do të ndikojë fuqishëm për t’i sjellë investimet e vëllezërve tanë nga diaspora në qytetin tonë”, thekson Haziri.

    “Po, ka mbi 100 gjilanas që kanë arritur suksese në bizneset e tyre nëpër Evropë. Ata kanë shprehur interesim për investime, të cilat i mirëpresim”, tha Haziri.

    Kryetari Haziri, pretendon se Ministria e Diasporës duhet t’i heq taksat kufitare për gurbetçarët sepse në këtë mënyrë u krijohen lehtësira.

    “Kjo është e tepërt dhe si e tillë ofenduese për ta. Ne duhet t’i ruajmë njerëzit tanë si sytë e ballit. Ata e kanë mbajtur gjallë dhe po vazhdojnë ta mbajnë gjallë ekonominë e vendit tonë. Ata meritojnë tretman të dinjitetshëm”, theksoi Haziri në një intervistë për albinfo.ch.

    Diaspora e Gjilanit, kontribut të veçantë sipas Hazirit ka dhënë në ndërtimin e 25 shtëpive që janë ndërtuar për familjet në nevojë.

    Në këtë komunë, një përqindje e lartë popullsisë jeton jashtë vendit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark