Haziri: Ministri Sveçla organizon darkë me pasul për 20-30 policë, 700 të tjerë janë pa mbështetje logjistike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haziri: Ministri Sveçla organizon darkë me pasul për 20-30 policë, 700 të tjerë janë pa mbështetje logjistike

    Insajderi
    22 December 2022 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haziri ka thënë se Qeveria në vend se të gjejë përpjekje për të vendosur dialog, ministri Xhelal Sveçla organizon darkë me pasul për 30 policë, ndërkohë që sipas tij, 700 policë të tjerë janë pa darkë e pa mbështetje logjistike.

    “Ne duhet të tregohemi të durueshëm sepse ata janë tash nën mjetet e veta dhe me mjetet e tyre gjithmonë kanë humbur. Por problemi është që në Prishtinë në vend që të gjenden përpjekje për të vendosur dialog, ministri organizon darkë me pasul për 20-30 policë a 700 tjerë janë pa darkë, pa veshje, pa mbështetje logjistike”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    Ai thotë se veriu është jashtë kontrollit.

    “Apeli i vazhdueshëm ka qenë që të shtjerrën të gjitha mundësitë që të zgjidhet problemi. Ajo pjesë është jashtë kontrollit, kur është jashtë kontrollit të shtetit d.m.th bandat e kontrollojnë”, tha Haziri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark