×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani: Rënia e tij ka qenë e dhimbshme

    Insajderi
    22 June 2024 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, së bashku me asamblistin Sami Ahmeti, në 25-vjetorin e vrasjes së dëshmorit Nezir Shurdhani, kanë bërë sot homazhe te vendi i rënies, në ish-fabrikën e çelikut.

    Haziri tha se rënia e dëshmorit ka qenë e dhimbshme një javë pas hyrjes së UÇK-së dhe forcave të NATO-s.

    “Vetëm një javë pas hyrjes së forcave të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrje së forcave të NATO-s në Gjilan, nga kjo përballje e fundit me fallangat e okupatorit dhe paramilitarët, plagosën tre qytetarë dhe e vranë Nezirin. Familja Shurdhani do të mbetet gjithmonë e nderuar sepse e ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit, Nezir Shurdhani”, tha Haziri.

    Me këtë rast, ai ka përkujtuar të gjithë të rënët në ditët e lirisë, 25 vjet më parë.

    “Sot e kujtojmë edhe Bashkim Selishtën – Petritin dhe të gjithë bashkëqytetarët dhe bashkëpatriotët tanë të cilët ranë në ditët e para të lirisë”, tha ndër të tjera Haziri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark