Haziri: Nëse duhet vota e 61, unë ia jap nesër edhe për Albulena Haxhiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Nëse duhet vota e 61, unë ia jap nesër edhe për Albulena Haxhiun

    Insajderi
    30 April 2025 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është i gatshëm të japë votën për kryetarin e Kuvendit, por vetëm nëse e konsideron të nevojshme dhe pa kushte politike.

    Ai ka theksuar se do të votonte edhe për Albulena Haxhiun, nëse është i bindur se është e nevojshme dhe nuk ka lidhje me marrëveshje të tjera politike.

    “Nëse i duhet vota e 61, unë ia jap nesër për kryetarin e Kuvendit, kushdo që propozohet”, ka deklaruar ai.

    “Nuk kushtëzohet me raportet tjera. Kam guximin politik të dal dhe të votoj nëse besoj se duhet bërë kjo votë”, ka shtuar ai.

    Ai theksoi se, nëse një deputet nuk mund të fitojë besimin e kolegëve të tij, kjo është një shenjë se askush nuk beson në kapacitetin e kreut të LVV-së për të udhëhequr.

    “Me vetë faktin që prej 120 deputetëve nuk mundet me  u gjet me besim me mirëbesim dikush që po ta jap votën se ty të besoj, tregon qartë se asnjë njeri nuk i beson në kapacitet që i përfaqëson ti sot. Së pari, nuk ka të bëjë emri i zonjës që është propozuar, sepse ajo është zgjedhur. Duhet t’i besosh propozuesit. Nuk i besoj dhe askush tjetër”, ka deklaruar Haziri në RTVDukagjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark