Haziri paralajmëron veprime nga Gjykata Speciale javën e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri paralajmëron veprime nga Gjykata Speciale javën e ardhshme

    Insajderi
    10 August 2020 - 07:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.

    Në një prononcim për Kanal 10, Haziri ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare, shkruan Gazeta Sinjali.

    “Priten zhvillime të rëndësishme nga Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri ndër tjerash.

    Ai s’e ka përjashtuar mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por ka parashikuar që edhe nëse koalicionit qeveritar nuk do t’i bashkohet PDK-ja, qeveria do të mbetet.  /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark