Haziri: PDK parti e natës, LDK parti e ditës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: PDK parti e natës, LDK parti e ditës

    Insajderi
    17 March 2016 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, ka thënë se dallimi mes partisë që ai i takon dhe partisë me të cilën LDK ka lidhur koalicion, PDK, është i madh si nata me ditën.

    “Sa i përket dallimit mes LDK-së dhe PDK-së, kjo është si nata me ditën. LDK është parti e ditës, PDK është parti e natës”, ka thënë Haziri.

    Ai ka thënë se partneriteti PDK-LDK “nuk është partneritet i dashnisë, por partneritet i zorit”.

    “LDK e ka pajtuar politikisht një regjion të Kosovës. Por, ne nuk bëjmë më kompromise të dhimbshme për askënd. Asnjëherë”, ka thënë Haziri.

    “Kudo që është LDK, aty ka sukses. Aty ku mungon LDK, nuk ka sukses, siç është rasti i opozitës sot”, ka theksuar kryetari i Gjilanit.

    Haziri njihet edhe për deklarimin e tij të famshëm për koalicionin e parë ndërmjet LDK-së e PDK-së duke e quajtur si “Guns and Roses”./ Insajderi.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=54&v=xnnY18kp9tA

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark