Haziri për Kurtin: Takohet me Limajn e në mesnatë thirrë deputetë me i bindë… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri për Kurtin: Takohet me Limajn e në mesnatë thirrë deputetë me i bindë…

    Insajderi
    02 June 2025 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi me 9 shkurt.

    Haziri tha se ‘Kurti se thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për marrëveshje politike’.

    “Sepse është legjitime me zgjedh format dhe metodë të fushatës negative, zaten nuk duhet me u befasu që ka ofendu me çdo term, sepse tash e 20 vjet e ka bë njëjtë. Sepse Kurti ka qëllim. Qëllimi i tij është kështu: Sot ai e ka marrë parimin, edhe, edhe. Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, nuk funksionon kjo punë”.

    “Zoti Kurti paradite thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me zotin Fatmir Limaj me bë marrëveshje politike. Në mesnatë thirre deputetë me ia votu Kuvendin dhe Qeverinë”, vijoi tutje ai te DPT Fidani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark