Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë një deklaratë konspirative në lidhje protestat e opozitës të mbajtura në Kosovë dhe në vendet e tjera të rajonit.
I pyetur për ndikimin e politikës ruse në Ballkan, Haziri ka thënë se Rusia duke mos dashur ta lejoj Ballkanin që të bëhet pjesë e NATOS- ka orkestruar protesta me qëllim destabilizimi.
“Ka pas tendenca, protesta aktive në Podgoricë, në Shkup dhe në Prishtinë në emër të kauzave me rrëzuar pushtete dhe qeveri”, ka thënë fillimisht Haziri në emisionin “Rrokum Roll”.
“Po konsideroni se kanë qenë të orkestruara?”, ka pyetur Fidan Jupolli, autor i emisionit, dhe kjo ka bërë që Haziri të shpërthej me idenë e tij.
“Definitivisht mane në mend, jemi gjallë dhe ky vend ka me konstatuar: Ajo që ka ndodhë vitin e kaluar dhe pretendohet të ndodhë këtë vit, është agjendë ruse në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, destabilizimi i Ballkanit me qëllim parandalimin e inkuadrimit të plotë të Ballkanit në NATO është një politikë e qartë e agjendës ruse./Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=3DZ2_xjqzRc