Haziri reagon pas vrasjes së trefisht: Gjilani ka kaluar në një fazë të errët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri reagon pas vrasjes së trefisht: Gjilani ka kaluar në një fazë të errët

    Insajderi
    10 August 2025 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka shprehur shqetësimin e tij pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në këtë komunë, duke përfshirë vrasjen trefishtë të sotme dhe rastin e dhunës grupore ndaj një të miture.

    Haziri theksoi se Gjilani, dikur i njohur për paqen dhe respektin, ka kaluar në një fazë të errët, duke u shndërruar në një qytet të mbushur me dhimbje dhe ngjarje të trishtueshme.

    Reagimi:
    Prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë

    Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë.

    I denojmë këto akte dhe kërkojmë nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund.

    Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme.

    I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të personave të vrarë sot, ndërsa përsonit të plagosur i urojmë shërim të shpejt!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark