Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nesër në punimet e kuvendit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk do të përsëriten skenat që u panë para disa ditësh, kur Donika Gërvalla u zvarritë nga rojat dhe nuk u la të merrte pjesë në punimet e partisë.
“Ne duhet të jemi të hapur dhe t’i integrojmë të gjithë ata që do të kontribuojnë. Nuk besoj që nesër do të përsëriten skena të tilla”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se rasti me zonjën Gërvalla ishte aksidental dhe për keqardhje, njofton Klankosova.
Haziri ka shpjeguar se nesër do të ketë edhe ndryshim të statutit të partisë dhe do të flitet për detyrat programore të LDK-së në politikat qeverisëse. /Insajderi.com