Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar për arrestimin e avokatit, Besnik Berisha.
Haziri e quajti skandaloze përndjekjen e Qeverisë Kurti ndaj avokatit.
Ai tha se në Kosovë pasiguria juridike është e tmerrshme, pasi që edhe avokatët përballen me ndalim për qëllime të paraburgosjes.
“Është e papranueshme dhe skandaloze përndjekja që po ia bën regjimi i Kurtit avokatit, ndër më të mirët në Kosovë, Besnik Berisha. Pasiguria juridike është e tmerrshme në një vend ku edhe vetë avokati përballet me ndalim për qëllime të paraburgosjes. Për çka, do pyesni, për asgjë, do të themi”, ka shkruar Haziri në Facebook.