Lutfi Haziri thotë se raporti i Kurtit me partnerët ndërkombëtarë është i kufizuar, sepse Kosova është e kufizuar me masa financiare dhe kufizime në takime nga BE-ja. Ai thotë se kushtëzimi i Kurtit për takim ka mundur të ndodhë në Prishtinë pa pasur nevojë të shkohet në Bruksel fare.
“Raporti i Kurtit me partnerët ndërkombëtarë që përfshinë BE-në, edhe ndërmjetësin ndërkombëtarë është raport i kushtëzuar, pasi jemi me masa financiare dhe kufizime në takime, ndërsa Kurti tani në dialog e kushtëzoi këtë raport me takim. Ka mund të ndodhë kjo në Prishtinë pa pasur nevojë me shkuar atje, sepse atje tregoi qartë se ka shkuar për t’i paraqitur tri kushte”, tha ai.
Por, lidhur me atë se Kurti nuk pranon takim me Vuçiqin pa përmbushje të tri kërkesave të tij, në anën tjetër është paralajmëruar takimi i Bislimit dhe Petkoviqit, Haziri dha një koment interesant.
“Kjo i përngjanë takimit ‘Jemi marrë vesh për të mos u marrë vesh’, praktikisht palët janë dakorduar për të mos u dakorduar në takimin e Brukselit. Tani mekanizmi i negociatorëve të tyre, Bislimi dhe Petkoviq, është në kornizën e njëjtë. Praktikisht, do të ketë takim sa për të pasur takim por është edhe një lloj kundërshtie i asaj që ka ndodhë”, tha ai.
Haziri thotë se Kurti po pasqyron standardin e dyfishtë.
“Nëse ka raporte të kushtëzuara në negociata me bashkëpunim lidhur me rastin e atakut terrorist dhe bashkëpunimi për hetime në rastin e grupit të Radojçiq atëherë kjo duhet të jetë me efekte tjera. Zotri Kurti siç duket pasqyron standardin e dyfishta”, tha Haziri.