×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet

    Insajderi
    04 June 2024 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht.

    Pas propozimeve për datë të zgjedhjeve nga PDK e kërkesave për dorëheqje të Kurtit nga LDK e AAK, tema e zgjedhjeve është heshtur.

    Lidhur me këtë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se s’pritet të ketë zgjedhje tani.

    Ai thotë se sipas pozicionit të Kurtit, vera nuk është planifikuar për zgjedhje dhe opsion mbetet vjeshta.

    Sipas tij, presidentja Osmani ka kompetenca kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe dakordimin me partitë politike.

    “Zgjedhje në pranverë nuk do të ketë sipas propzimit të z.Krasniqi nga PDK. Vera nuk është e planifikuar sipas pozicionit të z.Kurti dhe mbetet vjeshta zgjedhore e cila mund të trajtohet në kornizën e rregullt zgjedhore dhe me një rol të Presidentes Osmani-Sadriu, e cila ka kompetenca kushtetuse për caktimin e datës apo dakordimit me partitë politike parlamentare”, deklaron Lutfi Haziri për gazetaBlic

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark