Haziri tregon se a janë në komunikim me opozitën rreth formimit të qeverisë së re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri tregon se a janë në komunikim me opozitën rreth formimit të qeverisë së re

    Insajderi
    29 March 2025 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazi, tha se kjo parti është në komunikim me opozitën rreth formimit të qeverisë së re.

    Ai ka thënë se posti i kryeministrit dhe presidentit kalojnë nga zyrat e LDK-së.

    ”LDK-ja në këto 25 vjet i ka mbajtur të gjitha partitë politike në shpinë. Ka dalë e para ia ka dhënë të tretin, po ashtu ka dalë e dyta ka udhëheq qeverinë dhe çdo formulë politike që ka qenë në Kosovë, LDK-ja e ka kapitalizuar në interes të Kosovës dhe shumë më pak në interes të vetin. Këto zyre që po shihni ju prapë mbetën zyre që kalon kryeministri dhe presidenti. Sërish, pse e kemi atë rol. Ne nuk jemi arrogant në politikë dhe nuk shantazhojmë politikisht”, ka thënë Haziri në një intervistë për KosovaPress.

    Më tej, ai ka treguar rolin e LDK-së në formimin e institucioneve të reja.

    “Roli jonë është ‘as-as’, duhet lexuar drejt. Nuk është i kushtëzuar dhe që nuk ekziston komunikim. I vetmi mungesë komunikimi që LDK-ja tani e ka është me LVV-në. S’ka as bashkëpunim partiak dhe bashkëpunimi institucional në Kuvend është bërë njëanshëm nga LDK-ja. Sa është lexuar bashkëpunim ai është diçka tjetër, por ne kemi vepruar për qëllime politike më të mëdha. Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formim të ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dytë dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor”, ka thënë Haziri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark