Haziri: Vetëvendosje po dëmton Republikën – mosmenaxhimi i suksesit të 9 shkurtit është problem serioz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Vetëvendosje po dëmton Republikën – mosmenaxhimi i suksesit të 9 shkurtit është problem serioz

    Insajderi
    25 July 2025 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbylljes së seancës nga kryesuesi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen për, siç tha ai, mosshfrytëzimin e të drejtës për ta zbatuar suksesin e 9 shkurtit.

    “Mosmenaxhimi i suksesit është problem serioz. Ata që nuk duan të ulen me ne për të gjetur zgjidhje, kanë diçka për të fshehur,” tha Haziri.

    Ai shtoi se partia në pushtet po kultivon parimin “sa më keq, aq më mirë” kundër vetë shtetit, duke e cilësuar këtë si rrezik për funksionimin e Republikës së Kosovës.

    “Por, 25 vjet pas lirisë së Kosovës, parimin “sa më keq, aq më mirë” kundraj Republikës, kundraj shtetit po vazhdon me qenë parim i cili partia e parë po e kultivon me gjuhën e urrejtjes, mosdurimit dhe me të gjitha mjetet politike për një qëllim krejt tjetër politik”

    “Mosshfrytëzimi i të drejtës si parti e parë me zbatu suksesin e vet, suksesin e 9 shkurtit dëshmon qartë se mosmenaxhimi i suksesit është problem serioz. Mosshfrytëzimi i të drejtës për t’u ulur në këto banka të parlamentit me ne, me gjetë zgjidhje për me impementu rezultatet e 9 shkurtit është problem edhe më serioz”.

    “Mandati i tyre ka filluar me rrjedhë, me ecë, nuk ka më mandat i cili ka me u nalë, në Kosovë nuk po punohet asgjë, në Kosovë po shkaktohen procese që ne flasim për gjetjen, energjia e para, e deri tek subvencionet dhe të gjitha mjetet apo kuleta e popullit është një gjakderdhje e madhe financiare, në termat e tyre po e them dhe ata janë në pozitë duke e mbrojtur, duke dëshmuar që është vetëm për qëllim politike. E vërteta nuk është në mes, e vërteta është dhe treguesi i vetëm që ata që ikin, ata që fshehën ata që nuk duan të bashkëpunojnë, ata që nuk duan që shteti të jetë funksional, kanë diçka për të fshehur”, u shpreh tutje Haziri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark