Haziri viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan

    Insajderi
    27 September 2021 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LDK, Lutfi Haziri ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan.

    Përmes një statusi në Facebook, Haziri ka thënë se QKMF e re është tashmë gati dhe kjo përkthehet me rritje të hapësirave për 5000 metra katrorë dhe 6 shërbime të reja.

    Statusi i plotë:

    Gjatë ditës vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku e rikonfirmuam vazhdimin e programit për familjen – Mjeku n’Shpi. Gjilani është e vetmja Komunë që ka ofruar shërbime shëndetësore në shtëpi për pacientët e prekur nga COVID-19, sikurse edhe ekipi i patronazhës nuk është ndalur asnjëherë.

    QKMF e re është tashmë gati dhe kjo përkthehet me rritje të hapësirave për 5000 metra katrorë dhe 6 shërbime të reja. Prioritet mbi prioritetet, ruajtja e shëndetit të popullatës!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark