Haziri: Vjosa nuk i ka duart e lidhura më, e theu rrethin pesë vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Vjosa nuk i ka duart e lidhura më, e theu rrethin pesë vjeçar

    Insajderi
    22 July 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është deklaruar pas kërkesave të presidentes Vjosa Osmani në drejtim të Gjykatës Kushtetuese.

    Haziri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuesja është rruga e vetme që Osmani ta ushtrojë rolin e saj si presidente, shkruan Insajderi.

    “Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar”, ka deklaruar Haziri.

    Osmani gjatë konferencës së të martës ka thënë se përveç bllokadës institucionale dhe cënimit të rendit kushtetues, as ajo si presidente s’po mund ta ushtrojë në plotëni funksionin e saj si presidente për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark