Pas djegies së veturës zyrtare të LDK-së të hënën në Prishtinë, e cila përdorej nga deputeti Ismet Beqiri, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haziri ka dënuar ashpër djegien e veturës së partisë së tij, po nuk ishte dakord me marrjen e veturës në shtëpi pasi sipas tij ai duhej ta linte atë në parkingun e LDK-së.
“Dua t’ia kujtoj Ismet Beqirit se vetura ka qenë dashur të jetë në parkingun e LDK-së, e jo në shtëpinë e tij. Nga sot, Ismet Beqiri ia ka borxh LDK-së një veturë të tipit Passat!”, ka shkruar kryetari i Gjilanit.