Presidenti amerikan, Barack Obama ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-ve për sigurinë e Turqisë, gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Shtëpia e Bardhë tha se të dy liderët kanë diskutuar gjithashtu për përpjekjet e të dyja vendeve në luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi se Obama i shprehu ngushëllime Erdoganit për personat e vrarë gjatë një sulmi në Diarbakir, gjatë ditës së djeshme.
Turqia njoftoi të enjten se shtatë zyrtarë policorë u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën, kur shpërtheu një bombë që kishte në shënjestër një veturë policie.
Në një deklaratë të lëshuar sot, zyra presidenciale e Turqisë tha se të dyja vendet diskutuan për një bashkëpunim reciprok në zgjidhjen e krizës së migrantëve, si dhe në luftimin e grupit eksremist, Shteti Islamik./rel