Amber Heard po akuzon bashkëshortin Jonny Deep për dhunë. TMZ raporton se Heard dhe avokatja e saj Samantha Spector u paraqitën në gjykatë në Kaliforni ku aktorja 30 vjeçe zbuloi fotot që tregonin se Jonny e kishte rrahur.
Heard tha se Deep i ka ofruar para për të mbajtur të fshehtë incidentin por ajo vendosi të divorcohej.
“Ky ishte vetëm incidenti i fundit”, i tha një burim revistës People.
Amber Heard dhe Depp u njoftuan bashkë në xhirimet e realizimit filmik “The Rum Diary” në vitin 2012 dhe që atëherë janë në një lidhje së bashku. /Insajderi.com