Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin, është në krye të listës së dëshirave të Barcelonës për këtë afat kalimtar.
Barcelona ka nevojë për një mbrojtës meqë Dani Alves dhe Mascherano që të dy thuhet se do t’i bashkohen Juventusit.
Siç njofton portali Goal, një trajner i akademisë së Barcelonës tashmë është autorizuar që të fillojë kontaktet me mbrojtësin spanjoll.
Por, Arsenal duket se nuk ka në plan shitjen e 21-vjecarit, ndërsa edhe lojtari ka bërë të ditur se është i lumtur në Londër./Insajderi.com