Hedhet gazi lotsjellës në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hedhet gazi lotsjellës në Kuvend

    Insajderi
    10 March 2016 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhet e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Salihu, ka hedhur gaz lotsjellës në kuvend.

    Seanca është ndërprerë për 10 minuta me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

    Në sallën e kuvendit tashmë kanë hyrë një numër i forcave të sigurimit të kuvendit të cilët nuk u panë aty para se të hidhej gazi.

    Raportimet se dy partitë opozitare – AAK dhe NISMA – nuk do të përkrahin më hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend janë demantuar nga Donika Kadaj-Bujupi, shefe e grupit parlamentar të AAK-së, e cila ka thënë se kjo parti vetëm është duke shqyrtuar mundësinë e shtimit të formave të protestës, brenda dhe jashtë kuvendit.

    Sipas saj, po të mos ishte gazi lotsjellës, dy marrëveshjet për të cilat ata po kundërshtojnë do të ishin zbatuar që kohë më parë.

    Hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend e kishte paralajmëruar dje gjatë ditës nënkrytari i VV-së, Driton Çaushi i cili ka thënë se nuk ka asnjë tërheqje nga kjo formë e protestës.

    Ventilatorët e vendosur në sallën e kuvendit kanë bërë që ajri të pastrohet mjaft shpejtë, dhe tani pritet vazhdimi i seancës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark