Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Pejë.
“Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë vërejtur se në oborr të një shtëpie është hedhur një mjet shpërthyes. Policia dyshon se mjeti ishte granatë dore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si pasojë e shpërthimit, policia thotë se janë dëmtuar dy vetura të parkuara në oborr dhe janë thyer disa xhama të dritareve të shtëpisë.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin”, përfundon njoftimi.
Këtë akt policia e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Insajderi.com