Hedhja e çantave nga Shtëpia e Bardhë, deklarohet Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hedhja e çantave nga Shtëpia e Bardhë, deklarohet Trump

    Insajderi
    02 September 2025 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar vërtetësinë e një videoje virale që tregon dy çanta plastike duke u hedhur nga një dritare e Shtëpisë së Bardhë, duke deklaruar se “me shumë mundësi është gjeneruar nga inteligjenca artificiale”.

    Ai tha se dritaret janë të blinduara dhe nuk hapen.

    Megjithatë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë konfirmuan për revistën Time se çantat u hodhën nga një kontraktor gjatë mirëmbajtjes, ndërkohë që Presidenti nuk ndodhej aty.

    Gjatë një konference për shtyp, një gazetar i Fox News i tregoi videon Trumpit, por ai vazhdoi të këmbëngulë se ishte e manipuluar.

    “Nëse ndodh ndonjë gjë e keqe, fajësoni IA-në,” shtoi ai me ironi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark