Hedhja e dy bombave vret 83 persona në Bagdad - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hedhja e dy bombave vret 83 persona në Bagdad

    Insajderi
    03 July 2016 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata terroriste ISIS merr përgjegjësinë për hedhjen e dy bombave në një qendër tregtare në Bagdad. Bomba e parë vrau 78 persona, kurse më vonë është hedhë edhe bomba e dytë duke vrarë 5 persona të tjerë.

    Zyrtarët irakianë thonë se 78 persona janë vrarë në një sulm me bombë dhe 160 të tjerë janë lënduar, gjatë një sulmi në qendër të Bagdadit ku thuhet se ISIS është përgjegjës.

    Bomba eksplodoi gjatë kohës së mbarimit të iftarit, atëherë kur familjet ishin duke u shëtitur në lagjen Kadara. Një tjetër bombë vrau 5 persona dhe lëndoi 16 të tjerë në lindje të Bagdadit, raporton The Guardian.

    Numri i viktimave është konfirmuar nga policia dhe punëtorët e spitalit, të cilët treguan në kushte anonimiteti sepse nuk e kishin të lejuar që të flisnin.

    Sulmi vjen pasi forcat irakiane rimorën kontrollin e Falluxhas pas një beteje me militantët e ISIS-it./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark