Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 11 personave.
Të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C. Rasti i është ngritur aktakuzë që ka të bëjë me hedhjen e granatave të dorës në “Riza sallon hair” në Prishtinë dhe “Missinit” në Mitrovicë.
Siç ka njoftuar sot Prokuroria, ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 2022.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza e ngritur kundër njëmbëdhjetë të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale , “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Po ashtu, ndaj të pandehurit A.P, është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, ndaj të pandehurit L.B. edhe për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së.
“Rasti ka të bëjë veprat penale të kryera gjatë muajit qershor të vitit 2022, në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ku kemi pas hedhje të mjeteve shpërthyese – granatave të dorës në lokalet e “Riza hair Sallon” në Prishtinë dhe në Lokalin “Missini”, në Mitrovicë, ku pas një pune intensive hetimore të Prokurorisë Speciale, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, si dhe, arrestimi i tyre”, thekson njoftimi i Prokurorisë